Kandidati për President të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, ka bërë sot homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Sanduloviq, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë ditëve të fundit, ka thënë se e mbështet Pavarësinë e Kosovës.
Ai, të enjten ka shprehur hapur qëndrimin e tij se Kosova është pavarësuar që në vitin 1999.
Sanduloviq ka deklaruar se është një politikan që “kam ardhur [në Kosovë] për të ofruar zgjidhje historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Evropë”.