Skenderaj me njërën këmbë ka prekur finalen e madhe të Ligës “Gjergj Kastrioti”, në konkurrencën e femrave, derisa ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të garës.
Vashat e ekipit nga Skenderaj mposhtën Fer Volleyn me rezultat 1-3 (21-25, 19-25 29-27 23-25), në palestrën “Bill Klinton”.
Skenderaj fitoi dy setet e parë me dominim, por – pas një lufte të fuqishme në setin e tretë – ferizajaset arritën të shtyjnë ndeshjen tutje duke fituar me rezultat 29-27.
Megjithatë, në setin e katërt mysafiret u konsoliduan dhe arritën ta fitojnë, eventualisht për të triumfuar në këtë përballje.
Skenderaj tash është vetëm një fitore larg finales, para përballjes së kthimit.