spot_img

Shkëlqeu ndaj Lazios në Ligën e Konferencës, pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë Clujin për Ermal Krasniqin

spot_img

Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga Ballkani dhe duke iu bashkuar gjigantit rumun CFR Cluj.

Por duket se qëndrimi i tij nuk do të jetë i gjatë në Rumani pas shpërthimit qysh në ndeshjet e para, duke zënë vend në formacionin bazë menjëherë.

Sulmuesi nga Kosova luajti edhe ndaj Lazios në Ligën e Konferencës ku ishte i pandalshëm, madje e nxori nga ndeshja me karton të kuq edhe mbrojtësin vendas Patric.

E paraqitja e mrekullueshme ndaj Lazios ka bërë që emri i Ermal Krasniqit të shënohet në listën e pesë skuadrave italiane, por edhe një nga Spanja.

Gazeta e madhe italiane Tuttosport ka raportuar se Fiorentina, Sassuolo, Torino, Udinese dhe Genoa e kanë telefonuar skuadrën rumune për të kërkuar informacione për sulmuesin malishevas.

Përveç skuadrave italiane, në garë për reprezentuesin kosovar është edhe Mallorca e Vedat Muriqit që e ka ndjek që prej transferimit të tij në Rumani.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës rumune për 300 mijë euro nga Ballkani, derisa vlera e tij pritet të rritet ndjeshëm pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Cluj.

Gjithnjë sipas mediave italiane, Krasniqi që ka kontratë me rumunët deri në vitin 2026 mund të largohet nga Cluj nëse vije ndonjë ofertë mbi një milionë euro. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img