Peja ka mposhtur Partizanin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti”, të dielën mbrëma.
Ekipi pejan triumfoi me rezultat 3-2 (27-25, 13-25 25-20, 18-25, 15-10), në një përballje tejet interesante të shikohej në “Karagaqi”.
Pas tre seteve të parë, Peja po avanconte 2-1, por mysafirët barazuan rezultatin në 2-2 në setin e katërt, të cilin e fituan me rezultat 18-25.
Megjithatë, Peja nuk lejoi përmbysjen dhe fitoi setin e pestë 15-10, duke arritur një fitore të rëndësishme para ndeshjes së kthimit.
Kjo ligë është pritur me interesim të madh nga volejbolldashësit e Shqipërisë dhe Kosovës.
Një ligë të përbashkët kanë provuar edhe basketbolli por që këtë edicion nuk ishin të zotët ta përfundojnë garën duke e ndalur në mes!