Një ngjarje e turpshme i ka ndodhur Gerard Pique dhe të dashurës së tij të re, Klara Çia Marti, të cilët kanë qenë protagonist në një restorant nga i cili u detyruan të largoheshin.
Siç bëjnë me dije mediat, ish-mbrojtësi i Barçës është përzënë nga pronari i restorantit, me këtë të fundit që u përfol se ishte një fans i Shakirës.
Gjithashtu në rrjet u bë virale dhe një video ku çifti shfaqen duke u larguar nga restoranti tepër të nxehur pas situatës që u krijua.