spot_img

Drenica ndan rrugët me trajnerin Bekim Shotani

spot_img

Drenica edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Shotani.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Skenderaj në rrjetet sociale.

Kjo ndarje mes Drenicës dhe trajnerit Shotani vjen vetëm pak pasi skuadra “kuqezi” u mposht 1:2 nga Gjilani në shtëpi.

“Klubi ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani. Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për nderprerjën e bashkëpunimit. Falenderojmë trajnerin Bekim Shotani për punën dhe angazhimin e deri tanishëm, duke i uruar suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drenica pas 21 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e parafundit me 20 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img