Skenderaj ka regjistruar një fitore të rëndësishme në garën për primatin e tabelës në Superligën A, kundër Fer Volleyt, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13, të mërkurën mbrëma.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Kadriu triumfoi me rezultat 1-3 (25-21, 26-28, 19-25, 18-25), në palestrën “Bill Klinton”.
Ferizajaset e nisën mirë takimin, duke fituar setin e parë por, pas një seti të dytë shumë të fortë, Skenderaj mori këmbët dhe arriti të bëjë rikthimin e madh për të siguruar pikët e plota.
Pas kësaj fitore, Skenderaj grumbullon 32 pikë dhe zë pozitën e dytë, ndërsa Fer Volley mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë të arkëtuara nga 13 ndeshje të luajtura.