spot_img

Ronaldo i bën thirrje yllit të Premier Ligës t`i bashkohet në Al-Nassr

spot_img

Cristiano Ronaldo dëshiron të ketë bashkëlojtarë sa më të fortë për arritjen e objektivave me ekipin e tij të ri, Al-Nassr.

Ylli portugez iu bashkua klubit nga Arabia Saudite gjatë dimrit dhe menjëherë është bërë protagonist me golat e tij.

E tash, mediat britanike shkruajnë se “CR7” po planifikon të afrojë lojtarë të njohur në klubin arab.

Sipas “London Evening Standard”, pesë herë fituesi i Topit të Artë po tenton ta sjell në Al-Nassr sulmuesin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha, të cilit do t’i skadojë kontrata gjatë verës që vjen, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast, sulmuesi i rrezikshëm do ta kishte më të lehtë të shkonte në Arabinë Saudite si lojtar i lirë, por që ai thuhet se është bërë objektiv edhe i Juventusit.

Pra, Zaha do të vendosë nëse dëshiron të luajë ende në nivele të larta në futbollin evropian apo t’i ndjekë paratë e sheikëve arabë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img