Manchester United mposhti Newcastle në finalen e Carabao Cup.
‘Djajtë e Kuq’ fituan 2:0, në ‘Wembley’, ndaj Newcastle United.
United treguan performacë më të mirë në këtë përballje, duke u shpallur më pas edhe kampion të Carabao Cup.
Casemiro ishte ai që kaloi në epërsi ekipin e tij.
Braziliani shënoi me kokë, në minutën e 33’ të ndeshjes.
Më pas pas një goditje të Marcus Rashford, Sven Botman realizoi autogol, duke çuar kështu në 2:0 rezultatin në favor të United.
Kështu pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në 45 minutat e tjerë Newcastle tentuan të realizojnë, por nuk ia arritën.
Me këtë fitore Man United e çon në pesë numrin e Carabao Cup.