Ariana Resources do të fillojë punën në Kosovë pasi të përfundojë studimi i duhur
Ariana Resources, një kompani britanike e minierave dhe mineraleve, tha të enjten se dega e saj në Kosovë, “Western Tethyan Resources”, ka përfunduar studimin e projektit të arit në Kosovë, të quajtur “Projekti i Arit Slivova”.
Kompania ka rreth shtatë vite që operon me licencë të kërkimit në Kosovë. Ariana Resources tha se një studim paraprak i vlerësimit ekonomik të projektit është duke u zhvilluar momentalisht. Studimi i paraprin punës së kërkimit.