Më në fund do të qetësohen shumë fansa. Pas tre ditësh të zënë Kiara dhe Luizi kanë diskutuar gjatë dhe kanë vendosur ta rregullojnë marrëdhënien e tyre. Ka qenë Luizi që është munduar disa herë të afrohet dhe ka kërkuar disa herë falje. Sot ata kanë qëndruar vetëm, pa asnjë rreth e rrotull dhe janë shprehur lirshëm për gjithçka ndodhi.
Ai ka premtuar se kurrë më nuk ka për të ndodhur ajo që ndodhi e madje tashmë do tregohet shumë më i kujdesshëm edhe me fjalët për shkak të ultimatumit të vënë nga Vëllai i madh.
Kiara nga ana tjetër pranoi faljen dhe i tha se ajo e di sa i mirë është dhe çfarë ka në zemër, pavarësisht se ai para të tjerëve do të nxjerrë anën tjetër. Diskutimi i tyre u mbyll me përqafime.
Puthjet Kiara kërkoi t’i lënë për një moment tjetër pasi është pak shpejt pas zënkës që ndodhi. Të shpresojmë që e gjithë kjo t’i bëjë më të fortë.