Kombëtarja e Kosovës në futsall kishte epërsi prej dy golave deri në minutën e parafundit të ndeshjes ndaj Holandës.
Rezultati 3:1 mbante gjallë shpresat e Kosovës për të avancuar nga raundi kryesor (Main Round) i kualifikimeve për Botërorin 2024. Por në minutën e 39-të, Holanda shënoi dy gola për të barazuar rezultatin në 3:3.
Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja, ndërsa Holanda mori pikën që ia siguron vendin e dytë në Grupin 11. Kosova mbetet e treta me një pikë të fituar. Grupin e ka fituar Ukraina që ka nëntë pikë nga tri ndeshje. Holanda i ka katër pikë. Ndeshja e fundit e këtij grupi, Holandë – Ukrainë, luhet më 8 mars.