spot_img

“Panadiqit duhet t’i thuhet bravo” – Morina e përgëzon trajnerin kroat që e pasoi te Ferizaj

spot_img

Arbnor Morina foli fjalë shumë pozitive për homologun e tij Andrej Panadiq, i cili u emërua në krye të stafit teknik të Ferizajt si pasues i trajnerit kosovar.

Ferizaj ka treguar një ecuri të pëlqyeshme në fazën pranverore. Panadiq është duke u identifikuar si më meritori për këtë këndellje, shkruan Futbollikosovar.net.

Njësoj mendon edhe përzgjedhësi i Kosovës U17, Arbnor Morina. I ftuar si panelist i rregullt në emisionin sportiv “Ekipi A”, ai publikisht tha fjalë të mira për Panadiqin, trajner i cili e pasoi te skuadra ferizajase në krye të stafit teknik.

“Ka ardhur trajneri i ri (Panadiq). Këtij trajneri duhet t’i themi bravo, që e ka marrë ekipin në atë gjendje sepse ka mundur të ishte situata më e vështirë. Duhet t’i themi bravo dhe duhet t’i japim përkrahje sepse po lufton me Ferizajn që të mbijetojë në Superligë. Po më pëlqen. Po më duket si rruga e Dritës. Në këtë binar ka shkuar edhe Drita dhe është stabilizuar. Unë kam besim shumë të madh që edhe Ferizaj do të stabilizohet sepse i ka të gjitha parakushtet. Janë parë gjërat dhe janë pastruar ato. Fitorja më e madhe që është në Ferizaj është se ka një vizion si të ndërtohet dhe si të ecet përpara”, tha Morina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img