FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi.
Faisal së fundmi ka qenë pjesë e Mladost DG në Mal të Zi. Futbollisti i talentuar karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb.
23-vjeçari, i cili aktivizohet si mbrojtës është njoftuar me ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit tonë, Driton Krasniqi.
Ai pas firmosjes së kontratës është vënë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.