Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
E gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ballafaqohen pretendentët e vetëm për titull Ballkani – Drita, sfidë kjo që mund të përcaktojë shumëçka sa i përket vazhdimit të garave.
Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuza.
Një ndeshje joshëse ështëe edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës derisa gjyqtari kryesor aty do të jetë Visar Kastrati.
Më poshtë gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për javën e 24-të.