spot_img

FFK uron 8 marsin: Do të vazhdojmë të mbështetim vajzat dhe gratë

spot_img

Gratë dhe vajzat festojnë sot ditën e tyre, respektivisht 8 marsin, datë kjo e cila shënohet në të gjithë botën.

Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shfrytëzuar rastin të urojë këtë ditë të veçantë të gjitha vajzave dhe grave në Kosovë.

FFK theksoi se do të vazhdojë punën për të nxitur sa më shumë dhe për të mbështetur vajzat dhe gratë që ta ndjekin pasionin e tyre për futbollin.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë në këtë ditë të veçantë. FFK është e përkushtuar në përpjekjet e saj për të siguruar që të gjitha vajzat dhe gratë ta kenë mundësinë e barabartë për të luajtur futboll dhe për të qenë pjesë e futbollit në të gjitha segmentet”, shkruante FFK në faqen zyrtare.

“Duke e kuptuar rëndësinë e barazisë gjinore në futboll dhe në shoqëri, ne do të vazhdojmë të punojmë për të nxitur dhe mbështetur vajzat dhe gratë që ta ndjekin pasionin e tyre për futbollin. Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, shkruante më tej në mesazhin e FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img