Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa e ka zbuluar një detaj mjaft interesant të karrierës së saj si modele.
Në një bisedë që e kishte me dy banorët tjerë të kësaj shtëpie, Vedatin dhe Artanin, modelja kosovare ka zbuluar se atë e kishte ngacmuar ish-futbollisti i njohur brazilian, Luis Nazario Da Lima – Ronaldo.
Por, ajo e kishte injoruar yllin e dikurshëm brazilian pasi thotë se nuk ishte në shijet e saj, derisa ajo ishte e dehur teksa po debatonte me të.
“Jam përlarë me Ronaldon, i kam thënë gjithçka sepse më ka ngucur. Isha pak e dehur, kemi qenë në grup dhe më pati frikësuar pak”, ka thënë Gresa.