Janë deleguar gjyqtarët e xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita përballet me Gjilanin.
Gjyqtari më i mirë i shpallur nga Komuna e Prishtinës së fundi, Visar Kastrati do ta gjykoj këtë sfidë së bashku me ndihmësit Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni.
Duel tjetër interesant është edhe ai mes Llapit dhe Ballkanit, ku Burim Jahmurataj do ta ndajë drejtësinë.