spot_img

Ferizaj e Dukagjini marrin fitore të madhe në udhëtim

spot_img

Kanë mbaruar dy ndeshjet e sotme të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Drenicës, duke e mposhtur me rezultat të pastër 2:0.

Oto John kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të pas një asistimi fantastik nga Marclei Santos.

Në të 47-tën, Dukagjini dyfishoi epërsinë nëpërmjet Arbër Shalës, që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Dukagjini tani shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e fundit me 23 pikë.

Fitore të madhe sot shënoi Ferizaj që në udhëtim e mposhti skuadrën e Trepçës’89.

Ferizajasit mposhtën mitrovicasit në “Riza Lushta” me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 18-të nga Mateo Panadic.

Me këtë fitore, Ferizaj tani ngjitet në vendin e shtatë në tabelë me 27 pikë.

Në anën tjetër, Trepça’89 bie në pozitën e tetë me 26 pikë të grumbulluara.

NGJARJE TË TJERA

spot_img