Gjatë mbrëmjes së djeshme është shkarkuar nga posti I nënkryetarës së LDK-së, Vjosa Osmani.
Ky shkakrim erdhi si rezultat i mosvotimit të qeverisë Hoti nga Osmani kështu duke u shkarkuar në mënyrë elektoronike nga brodi i LDK-së.
Në lidhje me këtë shkakrim reagime pat nga të gjithë, duke e përkrahur Osmanin dhe kritikuar LDK-në për këtë vendim.
Në lidhje me këtë tem profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që që nga vdekja e Rugovës në LDK mund të ndodhë gjithçka pasi të gjithë stafi i Mustafës nuk kanë guxim e sidmos guxim të ballafaqohen me Osmanin.
“Ç’prej se e ka vjedhë, rrëmbyer Isa Mustafa LDK si një antirugovist i përbetuar, si një sabotues i Presidentit Historike Ibrahim Rugova, si njëkeqpërdorues i paras publike dhe keqpëedorues dhe keqmenagjues i 3%, në LDK mund të ndodhin edhe çudira te ndryshme. Isa MUstafa me stafin e tij servil nuk ka guxim as si njeri, e as si kryetar i LDK të ballafaqohet hapur më Vjosa Osmanin, gruan me të votuar në Kosovë dhe në LDK”, u shpreh Maxharraj.
Më tej profesori thotë që prapa këtij shkarkimi qëndron edhe Thaçi pasiqë sipas tij ai kollitet edhe në LDK mirëpo që kjo është një hajni dhe profesori e quan keqpërdorim të votës të votosh online.
“Të votosh online kjo ndryshe është hajni, vjedhje, keqpërdorim i votes, nëse jeni burra delni hapatazi matuni ku të doni me Këshillin e përgjithshëm të manipuluar nga Isa Mustafa, por edhe në ballafaqimete hapur në TV. Vjosën e hoçi nga nënryetarja më shumë edhe Hashim Thaçi, sepse ai kollitët në LDK, Isa është si vazal i tij, ia ka frikën edhe naten kur flenë në gjumë, sepse biznesët dhe hajnit i kanë të njëhta, së bashku. Vota online është juridikishtë e pa vlerë, ajo ju shërben vetëm tutxanëve, hajnave dhe mafisë së kriminalizuar të LDK. Mos harroni një ditë jo fortë të largët Vjosa do të ju kthehët si boomerang”, përfundoi profesori.