Dy dorëheqje brenda ditës janë ofruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Shqipe Mjekiqi e Sibel Halimi, njëra nënkryetare e tjetra zëdhënëse, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në këtë parti.
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi ka ofruar dorëheqjen e saj. Menjëherë pas saj u raportua se dorëheqje ka dhënë edhe zëdhënësja Sibel Halimi.
A to e kanë braktisur LDK-në dhe Lumir Abdixhikun, liderin e ri të partisë që u kishte besuar atyre dy pozita të larta në strukturat partiake, dy vjet pasi ishin prezantuar si të përzgjedhurat e kryetarit në procesin e reformimit të Lidhjes Demokratike.
Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së me 20 mars të vitit 2021.
Posa ishte emëruar në këtë pozitë, Mjekiqi kishte thënë se koha në të cilën ajo i ishte bashkuar LDK-së “nuk është më e mira”.
Në atë kohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e kishte cilësuar aderimin e Mjekiqit si “motiv i aktivizimit politik për të rinjtë dhe të rejat” e vendit tonë.
Dy vjet më vonë, Mjekiqi u larguar pa e bërë të ditur motivin.
Siç raportohet në media, dorëheqjet e tyre ndërlidhen me pakënaqësitë e brendshme në partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, lideri i ri i partisë.