Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka bërë një propozim për rimëkëmbjen e gastronomisë.
Syla tha se shteti duhet të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e triskave për qytetarët në vlerë prej 100 eurosh.
Sipas tij këto të përdoren vetëm në sektorin e gastronomisë.
Shkrimi i plotë:
Gastronomia po shkon drejt kolapsit, pasi që është sektori më i goditur gjatë masave të marra për menaxhimin e pandemisë.
Të vetmen shpresë tonën, si burim ekzistence, diasporën, si duket nuk do e kemi këtë vit për shkak të mbylljes së kufijve.
Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim të ringjalljes së këtij sektori që punëson dhjetëra mijëra qytetarë, shumica e të cilëve në mosha të reja dhe me paga minimale.