spot_img

Largimet nga LDK: Rugova e quan kontraverse ish nënkryetaren, Tërmkolli i quan lojëra tuxharësh

spot_img

Nënkryetarja e dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi Sadiku, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në këtë parti të martën.

Ajo fillimisht nuk dha arsye për largimin, e shkaqet nuk i tregoi as vetë partia.

Ndërsa, sot përmes një postimi në Facebook, tha hapësira për të kontribuar në këtë parti nga ana e saj ishte e pamjaftueshme dhe se përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kishte.

“Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore. Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.

Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi në Facebook ajo.
Për largimin e saj nga pozita e nënkryetares së partisë, për Gazeta Blic ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, thotë se deklarata e Mjekiqit është kontraverse dhe se kjo tregon se ka një ekip të ndërtuar mbi interesa personale dhe grupore të kryetarit të partisë.

“Për mendimin tim kjo është deklaratë kontraverse. Si nuk paska pasur hapësirë veprimi nënkryetarja e dytë e partisë. Kjo flet për një ekip të ndërtuar mbi interesa personale dhe grupore të kryetarit të partisë dhe premtimeve pa mbulesë që iu ka bërë individëve të ndryshëm”, vlerëson Rugova.

Sipas tij, largimi i nënkryetares e dëmton imazhin e Abdixhikut dhe një grupi të tij, duke shtuar se mënyra e tij e udhëheqjes e irriton anëtarësinë besnike dhe veprimtarët që e duan LDK-në.

“Ky veprim e dëmton imazhin e kryetarit të partisë dhe një grupi interesi afër tij dhe më pak partinë.

Kjo formë e udhëheqjes së partisë irriton anëtarësinë besnike dhe veprimtarët e devotshëm që e duan LDK me zemër. Individët e katapultuar pa merita vijnë dhe shkojnë”, deklaron Naser Rugova.

NGJARJE TË TJERA

spot_img