Izraeli e mirëpret Kosovën me 25 mars në kuadër të ndeshjes hapëse për kualifikueset në kampionatin evropian, Euro2024.
Trajneri i Izraelit, Alon Hazan ka potencuar se kombëtarja e tij do të zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Kosovës, por thotë se asnjë ekip nuk është favorit ndaj tyre kur ata luajnë në shtëpi.
“Do të takohemi me një ekip të vërtetë futbolli. Ne luajmë në shtëpi dhe mendoj se nuk ka asnjë ekip që duhet të vijë këtu dhe ta ndjejë veten si favorit ndaj nesh”, tha fillimisht Hazan në konferencën për shtyp.“Kosova është një ekip i shkëlqyer, por synimi ynë është që lojtarët të ndihen të sigurt në fushë”, përfundoi ai.