Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Shorti ka qenë me fat për Prishtinën pasi do të ndeshet me Vushtrrinë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Llapit e Gjilanit ku pritet një ndeshje shumë e fortë.
Në këtë fazë të garës do të zhvillohet dy ndeshje (vajtje/ardhje). Ndeshjet e para do të zhvillohen më 5 prill.
Të kujtojmë se fitues aktual i Kupës së Kosovës, është Llapi.