Muaji i shenjtë i ramazanit për besimtarët mysliman është muaj edhe i solidaritetit.
Në këtë muaj një qytetar i Fushë Kosovës, ka paguar 300 pitalka në një furrë ne qytet edhe ka bërë thirrje që të shkojnë të marrin kushdo që ka nevojë.
Në portalin e qytetit të këtij qyteti ‘Fushë Kosova Portal’ është njoftuar për këtë gjest fantastik.
\Te furra Lirimi që gjendet ne rrugën ‘Dardania’ ne Fushe Kosove sapo i pagova 300 pitalka për ramazan, kush ka nevojë mundet me shku me marrë.
Agjërim të lehte 🤲’ është mesazhi që e ka dërguar qytetari i cili ka dashur të mbetet anonim.