Një tjëtë takim mes klubeve dhe zyrtarëve të FFK-së është duke u zhvilluar në ambientet e Federatës së futbollit të Kosovës.
Në këtë takim janë disa nga përfaqësuesit e klubeve,anëtarët e komitetit ekzekutiv si dhe sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj.
Kanal10 raporton se Hodaj edhe njëherë i’u ka konfirmuar klubeve se FFK ka dorëzuar të gjitha dokumentet me datën 28, shkurt. Sipas zyrtarëve të federatës janë kryer me rregull licencimi i mbi 50% të antarëve të këtij institucioni.
Sekretari dhe anëtarët e klubeve janë duke pritur një konfirmim për një takim të mundshëm me ministrin e sportit, Hajrulla Çeku i cili deri më tani nuk ka ardhur.