Është arrestuar nga policia e Tirianës Liridon Peka, i cili akuzohet se ka mbledhur 100 mijë euro duke mashtruar dhe duke u hequr si një person që ka nevojë për ndihmë. 28-vjeçari vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë.
Ai ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.
Gjithashtu sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro.