Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore, katër barazimeve e një humbjeje, kampioni kosovar, FC Ballkani është rikthyer te fitorja në Superligë.
Kampioni në fuqi triumfoi në derbin ndaj Gjilanit, të vlefshëm për javën e 27-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:0.
Meriton Korenica (19′) dhe Albion Rrahmani (61′) shënuan golat e fitores për “Xhebrailat”.
Ballkani pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Drita, që nesër e zhvillon ndeshjen e kësaj jave, kundër Drenicës.
Gjilani mbetet i treti me 40 pikë.