Javën e kaluar në derbin e xhiros në mes Fushë Kosovës dhe Ulpianës, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Ekrem Grajqevci’ fitore arriti skuadra nga Lipjani me rezultat 0:3.
Megjithatë, sot Komisioni i Garave i Ligës së Parë të FFK-së, ka vendosur që ndeshjen të fitoi me rezultat zyrtar 3:0, Fushë Kosova.
Ky vendim ka ardhur si pasoj e një ankese të paraqitur nga Klubi i Futbollit Fushë Kosova, lidhur me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit Ardian Musliu, lojtar I cili nuk kishte të drejtë loje, shkaku i kartonëve.
Kështu pas këtij vendimi Ulpiana edhe zyrtarisht e ka humbur vendin e parë në VIVA FRESH Ligën e parë të Kosovës në futboll.
Aktualisht lider është Fushë Kosova me 45 pikë, ndërsa Ulpiana renditet e dyta me 40 pikë.
Përndryshe edhe kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi, I ftuar në emisionin EKIPI A, deklaroi të dielën që lojtari Ardian Musliu nuk kishte të drejtë loje. Sipas tij për këtë skandal, ai e ka shkarkuar drejtorin sportiv. /atvlive.tv