Sulmuesi serb Aleksander Mitrovci, është suspenduar për tetë ndeshje nga Federata e futbollit të Anglisë.
Sulmuesi i Fulham shtyu dhe reagoi me zemërim ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh kur ai përjashtoi shokun e skuadrës së tij Willian.
Kavanagh e ndëshkoi me kartonin e kuq Mitrovicin, duke shkaktuar një ndalim automatik me tre ndeshje. Por tani FA e ka marrë vendimin tjetër, duke ia shtuar edhe 5 ndeshje tjera./Albanian News