Një debat i ashpër ka ndodhur mes Kiarës dhe Efit. Duket se hatërmbetja mes tyre qenka më e madhe sesa dukej. Ja një pjesë nga debati i tyre:
Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti kë folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thosha dua të pi kafe me Efin.
Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.
Kiara: Në momentin që unë kam pasur më shumë nevojë për ty, ti dilje jepje intervista për mua. Ti e dije sa e rënduar psikologjikisht kam qenë dhe unë prisja një telefonatë të më pyesje si je. Ti nuk e bëre këtë, por flisje jashtë për mua.
Efi: Ti para se të rifuteshim këtu më the jam në rregull, i kam parë të gjitha dhe jemi në rregull.
Kiara: Jo nuk të thashë kështu. Unë isha e shastisur, nuk dija çfarë të mendoja.
Efi: Jo kur dole, po të them kur do futeshim këtu. Nëse deri sot mendonim kush do zinte vendin e Oltës, ja ku e keni. Je njeri fallto. Je një zhgënjim total për mua. Sy më sy të më gënjesh? /A.S-Dritare.net