Skuadra e Dritës dhe tifozët gjilanas kanë marrë një lajm të hidhur sot.
Ish-futbollisti i kësaj skuadre, Bekim Maliqi ka ndërruar jetë, derisa lajmi është dhënë në vetë skuadra e Dritës.
Ai ishte pjesë e gjilanasëve në kohët më të vështira për futbollin tonë derisa dha kontribut të madh në futbollin kosovar.
Postimi i plotë i FC Drita:
Telegram Ngushëllimi
Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-lojtarit tonë, Bekim Maliqit.
Bekimi mbrojti ngjyrat e Dritës në vitet më të vështira për vendin ato të 90-ta.
E nderuara familje Maliqi, FC DRITA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Bekën.
Pusho i qetë Bekim!