Licencimi i Federatave Sportive në Kosovë, vite më parë ishte thujase formalitet, ndërkaq me një udhëzim të ri administrativ mori vëmendjen e opinionit jo vetëm sportiv.
Zbatimi i udhëzimit administrativ i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, u la në përgjegjësi të një komisioni për t’u zbatuar.
Federata e Pingpongut e ajo e Hendbollit ishin ndër të parat që morën rekomandim nga komisioni për ri-licencim, derisa federata tjera disa u rilicencuan muaj më pas apo edhe më keq futbolli pësoi më së keqi.
Federata më e madhe në vend nuk është licencuar ende, ditë më parë ministri në një paraqitje televizive tha se FFK është në rregull por kanë mbetur edhe disa klube për t’i rregulluar dokumentet.
Ministri i besoi komisionit, i cili më parë iu kishte drejtuar edhe UEFA-së për interpretime lidhur me statutin e poziten e Kryetarit;
Edhe pse me UEFA është e thirrur të komunikoi vetëm FFK, megjithatë ata morën përgjigje që çdo gjë është në rregull me FFK.
Por kriteri i kërkuar nga FFK në këtë rast për numrin e klubeve mbi 50 % të jetë në rregull doli të jetë lojë e dyfishtë e komisionit.
Derisa fillimisht ky komision kërkoi kushte të cilat nuk përbënin këtë % me çrast kishin përfituar me të drejtë federata, kur erdhi çështja e futbollit ndryshuan çasje!
Albanian News së fundi e vuri në pah këtë lojë të dyfishtë të komisionit për licencim, me çka sërish merr vesh se ministri tani e ka kuptuar profesionalizmin e tyre, dhe pritet të kërkoi rregullshmëri dhe pa-anësi për askënd!
Tani kur pritet të rilicencohet FFK kush do të merr përgjegjësinë e qindra mijëra euro të hupura nga ligji i sponsorizimit për klube e FFK, me bllokimin e padrejtë nga ky komision ‘profesionist’ i cili ndryshoi kritere gjatë një procesi!