spot_img

Ish-kampioni kosovar, Gjinoci inkuadrohet në Superligën B

spot_img

Gjinoci, si kampion i Ligës së Parë, perëndim, ka siguruar promovimin në Superligën B, pasi në ndeshjen e barazhit ka mposhtur kampionin e Ligës së Parë, lindje, Feniksin, të shtunën në mesditë.

Në Palestrën e Sporteve “Hysni Jetullahu”, në Drenas, Gjinoci triumfoi me rezultat 3-0 (25-12, 26-24, 25-19).

Ishte një ndeshje e dominuar nga nikoqiret, sidomos në setin e parë të cilin e fituan me rezultat të thellë. Mirëpo, loja ishte paksa më e ngushtë në setin e dytë, me mysafiret që arritën të ngushtojnë disavantazhin në vetëm dy pikë.

Sidoqoftë, Gjinoci eventualisht siguroi fitoren e pastër me paraqitjen solide në setin e tretë.

Gjinoci nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Superligën B, ndërsa Feniksi do të luajë në ndeshjen e Playout me vendin e 7 të Superligës B, Klinën.

Kupën për fituesin e ndanë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img