spot_img

Pezullohet Arben Zeqiri, pretendohet se u kërkoi gjyqtarëve që ta ndihmojnë Dritën

spot_img

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar përkatësisht tek kategoritë e reja.

Delegati i futbollit, Arben Zeqiri, është pezulluar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor, të lëshuar të mërkurën, Zeqiri ka kërkuar nga gjyqtarët që të ndihmohet skuadra e Dritës në grupmoshën e kadetëve.

“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve, Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimit dhe në meslojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas”, thuhet në vendimin për hapje të procedurës ndaj Arben Zeqirit.

Për më tepër ky delegat pas përfundimit të ndeshjes i është drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët: “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”.

Komisioni Disiplinor ka kërkuar deklaratë shtesë nga Zeqiri dhe tre gjyqtarët, emrat e të cilëve nuk janë paraqitur në vendim.

Zeqiri është pezulluar deri në kompletim të lëndës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img