Kosovarja 20-vjeçare me aftësi të kufizuara që u gjet dje në Kukës të Shqipërisë ka dalë se është abuzuar seksualisht nga dy djem, të cilët janë identifikuar nga policia lokale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Kukësit i kanë arrestuar dy 31-vjeçarin Xh. H. dhe 24-vjeçarin M. H. (vëllezër), banues në fshatin Lojme.
Këtë e ka konfirmuar, babai i 20-vjeçares, Milazim Berisha.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë nga Kosova, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.