Kampioni aktual i futbollit kosovar, FC Ballkani rikthehet në krye të renditjes tabelare shtatë javë para fundit të edicionit, shkruan Albanian News.
Suharekasit mundën Drenicën me golin e shënuar nga kapiteni, Edvin Kuç, për të arkëtuar tri pikë të rëndësishme në renditje.
Ballkani para kësaj xhiroje ishte në pozitën e dytë me një pikë më pak se Drita, e cila pas barazimit në Klinë (0:0), ndaj Dukagjinit zbret në vendin e dytë.
Ballkani tani ka arritur kuotën e 58 pikë, derisa Drenica në pozitën e fundit mbetët me 23 pikë, 9 pikë larg vendit të 8, e cila e cila e shpëton nga rënia direkte.
Drita me 57 mbetët në garë të ngushtë me Ballkanin për titull të kampionit, derisa Dukagjini me 39 pikë në ndjekje të pozitës së tretë.