Merkato e Prishtinës është bllokuar nga FIFA me një vendim të sotëm. Shkak është bërë mosshlyerja me 30 mijë euro e futbollistit Drilon Cenaj, merr vesh Albanian News, nga menagjeri i futbollistit në fjalë.
Cenaj ishte pjesë e skuadrës në sezonin 2022-2023 dhe klubi nga kreyqyteti ia shkputi kontratën duke mos i paguar as pagat.
Kështu përmes avokatit të tij, Cenaj e ka paditur Prishtinën dhe FIFA i ka dhënë të drejtë mesfushorit.
Megjithatë Prishtina në afatin e caktuar nga FIFA, nuk e ka paguar borxhin dhe kështë është dënuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror.
Kujtojmë qē Prishtina në merkaton nuk mund të realizojë asnjë transferim.