Një lajm i bujshëm dhe shokues ka ardhur së fundmi për fansat e Michael Schumasher, të cilët kanë shpërthyer kundër revistës së njohur gjermane, “Die Aktuelle”.
Kjo e fundit botoi një intervistë ekskluzive me ish-pilotin e Formula 1, gati 10 vite pas aksidentit të frikshëm në Alpet e Zvicrës, që e vuri atë në koma.
Që nga ato momente, pak është mësuar rreth gjendjes shëndetësore që po kalon 54-vjeçari, me familjen e tij që është munduar që ta mbajë të fshehtë prej vitesh.
Intervista që do të publikojë “Die Aktuelle” do të vijë duke përdorur Inteligjencën Artificiale (AI), e cila është përdorur për shumë gjëra të ndryshme kohët e fundit.
Në titull, ajo shkruan: “‘Jeta ime ka ndryshuar tërësisht’, detaje nga ndjenjat e Shumaherit pas aksidentit, fëmijët e tij dhe e ardhmja”.
Më pas gjatë intervistës shkruhet” “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht pas aksidentit. Ishte një periudhë mjaft e keqe për mua, fëmijët e mi dhe të gjithë familjen. U dëmtova jashtë mase keq dhe qëndrova në një koma artificiale prej muajsh, ndryshe trupi im nuk do të mund t’ia dilte. Kalova një periudhë mjaft të vështirë, por spitali bëri të mundur që të bashkohesha sërish me familjen time”.
Por duket se fansat e Shumaker nuk janë aspak dakord me këtë veprim të revistës gjermane, duke shpërthyer në reagime negative në rrjetet sociale.
Ata protestojnë se kjo është një shkelje e të drejtave të ikonës së garave dhe kanë kërkuar që kjo intervistë të fshihet menjëherë.