Myrto Uzuni është padiskutim lojtari më i mirë i La Liga 2. Sulmuesi i Granadas po shijon një sezon fantastik teksa ka shënuar plot 21 gola dhe po ndihmon skuadrën e tij të rikthehet sërish në elitën e futbollit spanjoll.
Megjithatë, rikthim i Granadas apo jo, kjo s’ka shumë rëndësi pasi ajo që është e sigurt është që Myrto Uzuni do të luajë në një nga kampionatet më të mira sezonin e ardhshëm. Performancat e tij kanë zgjuar interesin e disa ekipeve nga La Liga, Serie A, Bundesliga, Premier League apo edhe Katari.
Por, ditën e sotme është zbuluar emri i një prej ekipeve nga Todofichajes. Sevilla është skuadra e interesuar për shërbimet e shqiptarit dhe në merkaton e verës do të provojnë ta marrin në skuadër për të zgjidhur problemin e golave që e kanë penalizuar këtë sezon.
Kujtojmë që Sevilla është një skuadër që ka shkruar historinë në Europë duke fituar plot 5 herë Europa League dhe këtë sezon është në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.