spot_img

U përmbyll edicioni i katërt i projektit “Girls’ Football Coaching Course”, morën pjesë shumë vajza

spot_img

Një festë futbolli dhe frymëzimi për vajzat e reja u organizua në ditën e fundit të edicionit të katërt “Girls’ Football Coaching Course” në Kampin Nacional në Hajvali. Në këtë aktivitet, i cili organizohet tash e disa vjet në bashkëpunim të FFK-së me Federatën e Futbollit të Norvegjisë, 21 trajnere të grupmoshave 18 deri 26 vjeçe morën njohuri praktike dhe teorike nga instruktorët norvegjezë për të trajnuar në fushën e futbollit.

Me uniforma të ngjyrave të ndryshme dhe lojëra të shumëllojshme, vajzat e reja u argëtuan përgjatë dy orëve në këtë aktivitet dhe shijuan momente të lumtura e gëzimi.

Përgjatë edicionit të katërt të “Girls’ Football Coaching Course”, 21 trajneret e përfshira kanë mësuar elementet bazë të të qenit lider i një skuadre, sikur në fushë ashtu edhe në aspektin teorik, teksa në fund të kursit janë pajisur me diploma dhe me pajisje sportive që u duhen për të mbajtur stërvitje me vajzat e reja.

Ky kurs edhe një herë dëshmon se sa e rëndësishme është mbështetja e vajzave dhe grave në sport dhe përmirësimi i tyre në fushën e trajnimit. Njëherësh edukimi i vazhdueshëm është një investim me rëndësi të madhe për futbollin e Kosovës, ngase trajneret e reja do të ndikojnë edhe në masivizimin e futbollit për vajza dhe ngritjen e nivelit të tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img