Edmond Haxhia, i cili dyshohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është arrestuar sot nga policia në Britaninë e Madhe së bashku me dy bashkëpunëtorët Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Policia ka rënë në gjurmët e tyre përmes telefonave. 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin. Dyshohet se dhe 1 nga 3 të shpallurit e tjerë në kërkim ndodhet në Londër.
Në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim tre persona të tjerë. Ndërkohë britanikët dyshohen se në vrasjen e Nikulajt kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjes së viktimës. Kurse portugezi Ruben Saravia, dyshohet se është ekzekutori i Nikulajt.