spot_img

Drita shënon fitore përballë Ferizajt

spot_img

Kanë përfunduar dy përballjet hapëse të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore 3:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.

Autor i golit të parë për vendasit ishte sulmuesi Ardit Tahiri. Ai shënoi në minutën e 80-të të përballjes, ndërsa goli u rishikua disa herë me sistemin VAR.

Kastriot Selmani i dha goditjen e dytë mysafirëve me një gol në minutën e 90-të, falë edhe gabimit të portierit Blend Bajraktari.

Krejt në çastet e fundit të ndeshjes, sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski shënoi golin e epilogut përfundimtar të ballafaqimit.

Me këtë fitore Drita rikthehet në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një sfidë me pak të luajtur. Ferizaj është i parafundit me 31 pikë gjithsej.

NGJARJE TË TJERA

spot_img