Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të trija ndeshjet e sotme përfunduan pa fitues, shkruan Gazeta Express.
Prishtina dhe Llapi u ndanë baraz pa gola, në një rezultat që nuk i konvenon asnjërës skuadër.
Të dyja ekipet po luftojnë për pozitën e tretë, ndërsa sot bënë një hap prapa.
Me këtë barazim, Prishtina shkon në kuotën e 42 pikëve në pozpitën e katërt, një më shumë se Llapi që gjendet I gjashti në tabelë.
Pa fitues, por me gola të shënuar u mbyll ndeshja tjetër derbi mes Dukagjinit dhe Ballkanit.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 71-të kur realizoi Khomutov.
Por, në minutën e 89-të Albin Berisha barazoi rezultatin.
Me këtë barazim, Ballkani e humb primatin në tabelë dhe tani renditet I dyti me 62 pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Dukagjini mbetet I pesti me 41 pikë.
Gjilani nuk ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Trepçës’89, duke barazuar pa gola.
Gjilanasit e kishin mundësinë që me fitore eventuale sot të “blindonin” pozitën e tretë, por nuk arritën të shënonin.
Përkundër barazimit, Gjilani vazhdon si i treti në tabelë me 47 pikë, pesë më shumë se Prishtina.
Kurse, Trepça’89 mbetet e teta me 34 pikë.