KB Trepça ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça eliminoi sonte KB Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në serinë gjysmëfinale.
Ndeshja e pestë e kësaj serie e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:77.
Takimi nisi shkëlqyeshëm për mitrovicasit, derisa në tre çerekët në vazhdim Prishtina u mundua të merr epërsinë, të cilën e arriti vetëm një herë në finish, por që megjithatë Trepça ia doli të mbyll takimin në favor të vet.
Will Daniels me 24 pikë ishte më meritori në fitoren e “Xehetarëve”.
Ai u ndihmua nga Jamel Artis, që shënoi 16 pikë.
Te prishtinasit u dalluan Dustin Thomas, me 19 pikë, dhe Dardan Berisha me 15 sosh.
Trepça në finale do të përballet me Pejën. Seria finale do të nisë javën e ardhshme.