Një ofertë e bujshme erdhi nga Anglia për Lautaro Martinezin, me Mançester Junajtid që i ofroi plot 80 milionë euro Interit për sulmuesin argjentinas.
Siç bën me dije “Gazetta dello Sport”, zikaltërit e kanë refuzuar menjëherë ofertën e bërë nga “Djajtë e Kuq”.
Drejtuesit e Interit duket se nuk kanë garanci në sulm, pasi Lukaku mund të rikthehet te Çelsi, ndërsa Xheko dhe Korrea nuk bindin.