Ballkani ka barazuar 1:1 me Prishtinën.
Prishtina kaloi në epërsi me golin e Leotrim Kryeziut në minutën e 45+3.
Në minutën e 90+5, Albion Rrahmani nga rreth 11-13 ka barazuar rezultatin, duke shënuan në këndin e djathtë të Prishtinës. Me këtë rezultat përfundoi edhe takimi.
Në takimub tjetër Drita nga Gjilani ka importuar tre pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pasi ka mposhtur Llapin e pafuqishëm.
Futbollisti Festim Alidema pati rastin më të mirë për llapjanët, por nuk u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 19-të.
Baftiu në minutën e 60-të dhe Ovouka (90+3’) kanë realizuar për fitoren e Dritës.
Drita bën një hap drejt titullit, Llapi ngec nga vendi i katërt!
Drita kryeson me 66 pikë pas 32 javësh, duke e lënë pas Ballkanin me 63 dhe Llapi renditet në vend të gjashtë me 41 pikë apo ka 2 më pak se Prishtina që është në të katërtin.