spot_img

Vashat e Skenderajt mposhtin Dritën në finalen e parë

spot_img

Skenderaj e ka nisur mbarë serinë e finaleve të playoffit të Superligës A, femrat, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, të enjten mbrëma në përballjen e zhvilluar në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”.

Mysafiret triumfuan me rezultat 1-3 ( 21:25, 22:25, 25:13, 14:25), në një ndeshje tejet interesante dhe atraktive për shikuesit dhe volejbolldashësit.

Pasi treguan paraqitje të fortë në dy setet e parë, Skenderaj e pësoi në setin e tretë me diferencë të madhe, por u rikonsolidua dhe nuk lejoi befasi duke fituar setin e katërt me 11 pikë diferencë eventualisht për ta fituar ndeshjen.

Skenderaj do ta ketë avantazhin e nikoqirit në ndeshjen e dytë finale. Kujtojmë se kampioni shpallet me tri ndeshje të fituara.

Te meshkujt, Ferizaj ka arritur të rikthehet me fitore në ndeshjen e dytë finale të playoffit të Superligës A, meshkujt, të enjten mbrëma, kundër Pejës.

Pas disfatës në finalen e parë disa ditë më parë, Ferizaj nuk lejoi thellimin e disavantazhit, duke triumfuar në përballjen e dytë për ta barazuar rezultatin e finaleve në 1-1.

Ferizajasit fituan me shumë vështirësi, me rezultat 2-3 (25:22, 25:17, 21:25, 21:25, 13:15), kundër kampionit në fuqi të Superligës A.

Me rezultatin 2-2 pas katër seteve të parë, luftë e zjarrtë u zhvillua në të pestin për secilën pikë, eventualisht me nikoqirët që fituan me dy pikë diferencë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img