spot_img

Aktivistët e Bardhit që krijuan park nga asgjëja falë dashurisë për fshatin e natyrën

spot_img

Mos gjuani bërllog, mbjellni lule!

Etnik Berisha

Është ky mesazhi i 7-vjeçarit Etnik Berisha nga Bardhi i Madh. E të ndodhte ndryshe nuk kishte se si. Këtë mendësi e zhvilloi duke u rritur me aktivizmin e babait të tij, Burim Berishës, ideatorit të parkut rekreativ në Bardh të Madh.

Në mes të askundit e nga asgjëja, ky park sot pret e përcjell dhjetëra vizitorë duke qenë shembull fort i këndshëm i aktivizmit të pastër qytetar. Janë njerëzit e këtij fshati që e ndërtuan dhe e mirëmbajnë me fanatizëm.

BURIM BERISHA | AKTIVIST

Burim Berisha thotë se ishte kohë pandemie kur përmendej izolimi i parë dy javor. Ata e shfrytëzuan këtë dyjavësh, e pastaj edhe shumë javë tjera të zorshme që të punojnë intenzivisht në ndërtimin e parkut.

“Kjo ka vazhduar vit pas viti. E kemi parë të arsyeshme që ta bëjmë këtë verandë që nëse bie shi, si sot që po rigon nga pak, njerëzit që vijnë këtu të strehohen. Vijnë një numër i konsiderueshëm, ka ndodhur që 100 veta kanë ardhur këtu dhe disa janë strehuar në makina, disa te kjo strehimorja që e kemi rregulluar këtu”, thotë Burim Berisha.

Ai qe një kohë të gjatë merret me punë vullnetare.

“Në qoftë se nuk bëj punë vullnetare nuk ndihem mirë, si thotë populli më ka hyrë në gjak. Mos të them në baza ditore, por në baza javore bëj diçka. Jo vetëm këtu, por edhe në shkollën ku punoj, në rrugë, në fshat edhe të ngjashme”, thotë ai.

Hiç më ndryshe nuk mendon e vepron aktivisti tjetër Hasim Jashanica.

HASIM JASHANICA | AKTIVIST

“Këto pisha kanë qenë të mbjellura diku në vitin 2004 nëse nuk gaboj edhe i kemi gjetur në një gjendje jo të mirë. Por me krasitjen që iu kemi bërë, këto tashmë e kanë marrë pamjen e vet tash si e kanë”, thotë Hashim Jashanica.

Ai shton se secili njeri që bën ndonjë punë të mirë dëshiron t’ia shijojë frytet në të ardhmen, prandaj është shumë i lumtur kur e sheh frekuentimin e madh të njerëzve në këtë park, duke mos e pasur ndërmend të ndalen me kaq.

E njerëzit që kujdesen që ky park të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme janë të grupmoshave e profileve të ndryshme. E ajo çka më së shumti vlerësohet është se të rinjtë po kujdesen shumë për parkun.

“Ne vetë e kemi bërë këtë park, vetë e mirëmbajmë, vetë e frekuentojmë në baza ditore. Është e pamundur dikush prej nesh të mos jetë këtu dhe e ruajmë me xhelozi”, thotë ai.

E veçantë e hapësirës së parkut prej rreth 8 hektarësh është skara publike për grill, ulëset, kolonia e njohur e milingonave, shportat e gjithçka e krijuar nga dora e këtyre njerëzve. Si dhe mos t’i harrojmë materialet e reciklueshme, që të mos e dëmtojnë ambientin.

Aktivisti tjetër, Zgjim Prebreza përkujdeset për aspektin e promovimit të parkut në rrjete sociale.

ZGJIM PREBREZA | AKTIVIST

“Zakonisht nuk është që të merr shumë kohë që të vish të bësh disa foto meqenëse është ambienti shumë i mirë dhe është shumë lehtë që të dalë një fotografi e bukur. Janë disa faqe (në rrjete sociale) këtu në fshat që e promovojnë këtë vend, jo vetëm pishat, por të gjithë fshatin, kështu që nuk është e vështirë për mua aspak”, shpjegon Zgjimi.

Atë e gëzon fakti që nuk sheh mbeturina dhe gjëra të tjera që mund ta prishin pamjen e t’i largojnë vizitorët.

Aktivisti tjetër, Qëndrim Jashanica thotë se mirëmbajtja dhe kalimi i kohës në këtë park u është bërë tashmë pjesë e jetës.

QËNDRIM JASHANICA | AKTIVIST

“Zakonisht mbasi që i kemi bërë rregullimet e para, tash merremi pak a shumë me mirëmbajtje, me ndonjë ujitje të lehtë, mbjellje dhe kështu gjëra të vogla se puna e madhe është kryer me fillim.

Sipas këtyre aktivistëve shembullorë, e rëndësishme është që të bëhen punë të vogla, por me dashuri të madhe, ngase ashtu suksesi është i garantuar./Katror.info

NGJARJE TË TJERA

spot_img